Sekretari amerikan i Mbrojtjes, mesazh ngushëllimi për dy ushtarakët e rënë në krye të detyrës

Shqipëria

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, mesazh ngushëllimi për dy ushtarakët e rënë në krye të detyrës

Më: 15 maj 2019 Në ora: 20:55
Ilustrim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan i ka dërguar një mesazh ngushëllimi ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për humbjen tragjike të jetës së dy ushtarakëve shqiptarë, në krye të detyrës në misionin e NATO-s në Letoni.

“Pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit. Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë”, shprehet Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan në mesazh.

“Humbja e tyre, një kujtesë e dhimbshme për  rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë. Ngushëllimet më të thella familjeve të nëntetares Hasanaj dhe major Tanushit. I urojmë shërim të shpejtë rreshter Kapajt. Vlerësojmë aleancën tuaj dhe nderojmë kujtimin e heronjve tuaj të rënë”, përfundon mesazhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat