Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen nr.3 të qytetit, në rrugën "Skuraj", ku në mjetin në pronësi të shtetases N.G.42 vjeçe, banuese në Durrës, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një shkëndie elektrike në pjesën e baterisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.