Gazetari i “Bild”: Kam parë laborator heroine në Shqipëri, Rama të mos merret me median gjermane por…

Shqipëria

Gazetari i “Bild”: Kam parë laborator heroine në Shqipëri, Rama të mos merret me median gjermane por…

Më: 21 maj 2019 Në ora: 06:33
Peter Tiede

Gazetari i medias gjermane “Bild”,  Peter Tiede në një intervistë me “Skype” me emisionin “A show” në News 24 foli për shkrimin e tij të publikuar disa ditë më parë, ku tregonte se pse sipas tij “Shqipëria udhëhiqet nga gansterët”.

Ai komentoi edhe  deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se gazeta gjermane është e stilit “bulevardesk", që nuk thellohet në çështje, por gazetari shtoi se artikulli është i saktë dhe sipas tij, Rama më parë duhet të tregojë se pse nuk funksionojnë disa institucione në Shqipëri dhe jo të merret me median gjermane.

Ai tregoi se gjatë një vizite në Shqipëri ka parë me sytë e tij laborator heroine në vitin 2016, por pa treguar vendin se ku. Gazetari theksoi se ai po punon për një material, i cili do të flasë mbi mafien shqiptare.

“Ai ka të drejtë se ne jemi një media bulevardeske, por artikujt tanë janë të shkurtër sepse ky është stili i kësaj mediaje. Këto janë gazeta që citohen dhe iu referohen më shumë në Gjermani dhe në të gjithë botën. Kurse zoti Rama duhet të përballet me argumentet se pse nuk funksionojnë Gjykata Kushtetuese dhe disa istitucione të tjera dhe a është e lirë media në Shqipëri. Këto duhet të shpjegojë Rama.

Unë kam parë edhe laborator heroinë në verën e vitit 2016, sepse kam qenë dhe kam udhëtuar në Shqipëri. Thuhet se 70 për qind e kanabisit që shitet në vendet perëndimore se vjen nga vendi juaj. Në Durrës vjen kokainë nga Kolumbia. Janë gjetur në vendin tonë  kontejnerë që përmbanin kokainë që e kishin porositur kriminelët. Po bëjmë një material dhe po hetojmë mbi mafien shqiptare”-tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat