Kryeparlamentarja e Holandës pret Ruçin: Presim raportin e KE, duam standarde të larta

Shqipëria

Kryeparlamentarja e Holandës pret Ruçin: Presim raportin e KE, duam standarde të larta

Më: 21 maj 2019 Në ora: 13:26
Thijs van der Plas dhe Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u takua me Kryetaren e Parlamentit të Holandës, Khadija Arib, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e reformave dhe nënvizoi në mënyrë të veçantë arritjet në fushën e sundimit të ligjit.

“Holanda kërkon standarte të larta, sepse ato na çojnë përpara. Rritja e standarteve është e lidhur ngushtë edhe me interesat e Holandës për të shtuar investimet në Shqipëri. Shkëmbimet mes parlamentarëve kanë qenë intensive dhe ato do të shtohën në të ardhmen.”

Nga ana e tij Kryetari Ruçi e informoi Kryetaren Arib mbi arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në arritjet e reformes në drejtësi, të cilën Kryetari i Kuvendit e vlerësoi si kryereforma e procesve integruese, dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Në lidhje me hapjen e negociatave, Kryetarja Arib vuri në dukje se Parlamenti i Holandës pret publikimin e Raportit të Komisionit Europian si edhe të raporterëve të Komisionit parlamentar për Europën, të cilët ishin për vizitë në Shqipëri në fillim të majit. 

Gjatë takimit me Zëvëndësministrin për Bashkëpunimin Europian në Ministrinë e Jashtme të Holandës, Thijs van der Plas, Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe z. Balla e znj. Hajdari informuan në detaje mbi arritjet e Shqipërisë në prioritetet kyçe, sidomos në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata folën për domosdoshmërinë e rrugës europianëe të Shqiërisë, rolin stabilizues dhe rolin kontribues për paqen nërajon e më gjerë. Zyrtari i lartë vuri në dukje se “Qeveria holandeze është plotësisht e përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së, si një obligim moral, nevojë historike dhe në dobi të interesave të vetë BE-së.  Përsa i përket Shqipërisë, theksoi ai, kam parë me sytë e mi progresin e jashtëzakonshëm dhe arritjet tuaja, sidomos në reformën në drejtësi, për të cilën kontribojnë edhe ekspertët holandezë. Holanda pret publikimin e Raportit të Komisionit Europian dhe shpreson në një qëndrim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Në takim ishin të pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat