Bujar Leskaj rikthehet në krye të KLSH-së

Shqipëria

Bujar Leskaj rikthehet në krye të KLSH-së

Më: 21 maj 2019 Në ora: 17:38
Bujar Leskaj

Bujar Leskaj rikthehet në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Përmes një vendimi që mban datën e sotme, 21 maj, dhe firmën e Bujar Leskaj, ky i fundit shfuqizon kompetencat e deleguara me Vendimin Nr. 244, datë 22.12.2018, “Për Delegim Kompetence të Kryetarit të KLSH-së”.

Kompetencat e kreut të KLSH-së i ishin deleguar zëvendëskryetarit të KLSH-së Lindita Lati Milo, e cila është tërhequr për arsye personale.

 “Zgjedhja dhe qëndrimi në detyrë”, pika 1.Në funksion të përmbushjes së detyrimeve të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe konkretisht:-neni 164, pika 1, sipas së cilës: “KLSH-japaraqet në Kuvend Raportin e Zbatimit të Buxhetit të Shtetit”; -pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv.kryetares, znj. Lindita Milo,për arsye personale, datë 21.5.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës"thuhet në vendim.

Bujar Leskajt i përfundoi mandati 7 vjeçar i qëndrimit në detyrë më 22 dhjetor 2018. Në janar të këtij vitit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk dekretoi largimin nga detyra si kryetar i KLSH të Bujar Leskaj.

Kreu i Shtetit i kërkoi Leskajt të qëndrojë në krye të KLSH-së deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

"Nëse organi i Kontrollit të Lartë të Shtetit do të përfaqësohej nga një funksionar tjetër dhe jo nga Kryetari i tij, kjo do të zhvishte atë nga mbrojtja kushtetuese dhe ligjore që ka ky institucion dhe në këtë mënyrë do të cënohej integritet dhe pavarësia e tij", thuhet në letrën që Presidenti Meta i drejton Bujar Leskajt dhe kryetarit të Kuvendit.

Po ashtu Presidenti deklaronte se është duke vlerësuar përzgjedhjen e një kandidature të re, për t'ia propozuar Kuvendit, pasi ky i fundit rrëzoi emrin e Vitore Tushës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat