Edi Rama: Nuk jam i çuditur me refuzimin brutal të dialogut nga ana e PD-së

Shqipëria

Edi Rama: Nuk jam i çuditur me refuzimin brutal të dialogut nga ana e PD-së

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:11
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pa u mbushur 24 orë nga ftesa për dialog të cilën e refuzoi kreu i PD-së Lulzim Basha, ka shkruar një letër të dytë. “Nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj” thotë Rama në krye të letrës.

“Duke qenë se detyrimi im është të këmbëngul, pa humbur durimin, në të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun, mbetem i vendosur t’ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t’i hapur rrugë Dialogut”, shkruan Rama duke tërhequr vërejtjen e oponentit politik se udhëheq grupimin e tij politik drejt humnerës.

Shqipëria thekson kryeministri, s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë. Basha një ditë më parë u përgjigj se: “Nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli. Asnjë hap pas”, kishte theksuar Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat