Basha: Ne jemi populli i Evropës, qëndresë deri në fitoren e kësaj beteje

Shqipëria

Basha: Ne jemi populli i Evropës, qëndresë deri në fitoren e kësaj beteje

Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:04
Pamje nga protesta

Pas letrave të njëpasnjëshme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për kryetarin e PD, vjen reagimi i parë nga Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, kryetari i PD-së, ka ndarë një album të titulluar ‘Shqipëria si Europa’, dhe shprehet se:

“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu. Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.”

“Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! Shqipëria Si Europa”, shton gjithashtu në shkrimin e tij Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat