Ministri gjerman: Politika e papërgjegjshme e opozitës, s’mund të mbulojë atë ç’ka arritur Shqipëria - Bota Sot
Ministri gjerman: Politika e papërgjegjshme e opozitës, s’mund të mbulojë atë ç’ka arritur Shqipëria

Shqipëria

Ministri gjerman: Politika e papërgjegjshme e opozitës, s’mund të mbulojë atë ç’ka arritur Shqipëria

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:24
Ministri për Evropën, në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth

Ministri për Evropën, në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth në një shkrim për mediet gjermane ka komentuar situatën në Ballkan. Duke u ndalur tek Shqipëria, Roth ka dënuar sjelljen e opozitës, duke theksuar se ajo po përpiqet që të japë një realitet tjetër  nga ai që ekziston.

Sipas Ministrit të Jashtëm gjerman, politika e përgjegjshme e opozitës, s’mund të mbulojë atë ç’ka arritur Shqipëria, duke e këshilluar që të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në garën politike të ideve në Parlament.

“Në Shqipëri situata duket, në pamje të parë e ndërlikuar. Kjo për arsye se opozita ka arritur të prodhojë pamje dramatike – në vend që të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në garën politike të ideve në Parlament. Kjo politikë obstruktive dhe e papërgjegjshme nuk mund mbulojë gjithë atë që vendi ka bërë”, shprehet zoti Roth.

Më pas, Ministri i Jashtëm gjerman flet edhe për reformën në drejtësi, duke thënë se i gjithë procesi po ndiqet nga ekspertë europianë.

“Në kuadër të reformës në drejtësi po verifikohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët për integritetin e tyre. Ky është një proces unik në nivel botëror, që ndiqet nga ekspertë europianë”, përfundon opinionin e tij, Roth.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...