Rama i përgjigjet Metës: Nuk kemi datë për të negociuar

Shqipëria

Rama i përgjigjet Metës: Nuk kemi datë për të negociuar

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:25
Edi Rama dhe Luigi Soreca

Kryeministri Edi Rama deklaron: "Ne nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi kushtetutë për të anashkaluar."

Kjo ishte reagim si përgjigje ndaj deklaratës së presidentit Meta bërë pak ditë më parë se ishte gati për të rishikuar dekretin për datën e zgjedhjeve.

Gazetarja: Duke qenë se thatë se Këshilli do të marrë një vendim politik dhe besoj që për të marrë këtë vendim do t'i referohet edhe situatës politike në Shqipëri. Duke qenë se ju thatë se nuk flisni në gjuhë të huaj për opozitën, unë po ju pyes për Presidentin Ilir Meta. Ai është shprehur si gatshmë për të nbdërruar datën e zgjedhjeve. A do ta shfrytëzoni ju këtë mundësi që ju jep Presidenti i Republikës? Duke patur parasysh që dje mungoi letra juaj për Lulzim Bashën. A po kërkoni rrugë të reja për të komunikuar me opozitën? Mund të ishte ky propozim i presidentit një nga rrugët?

Rama: Besoj që nuk e lexoj gabim raportin e progresit nëse them se siç ka një sërë detyrash që mund të nxirren, ka edhe një detyrë që duhet nxjerrë nga opozita. Këtë jua lë ju ta komentoni bazuar në çfarë është shkruar në raport. Presidenti në këndvështrimin tim ka shprehur një gatishmëri për tu vënë në dispozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partive politike, sepse kështu e përcakton dhe Kushtetuta. PS nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Kjo ka lidhje me qëndrimin tonë të prerë. Duhet të fitojë Shqipëria institucionale dhe kushtetuese, që nuk mund ti nënshtrohet axhendave partiake. Në këtë aspekt në rasport me Presidnetin qëndroj se “i duhet dhënë Çezarit ajo që i takon Çezarit”. Presidenti nuk e keqkupton reagimin në raport me këtë pyetje. Ne nuk kemi datë për të negociuar dhe Kushtetuetë për të anashkaluar.

Kryeministri foli dhe per letrat : Nuk ka 6 pa 7 

"Letrat thonë nuk ka 6 pa 7. Nuk e di, por mbase do të ketë edhe një të 7. Por në 6 letrat që kanë qenë 6 ftesa të përditëshme unë jam përpjekur të bëjë me të mirën. Sa ja kam arritur nuk e di. Pak, por e sigurtë është që në 1 qershor PS do të fillojë fushatën për zgjedhjet e ardhshmë vendore të datës 30. Nuk bëhet fjalë se kush do të jetë kryetari i ri i Bashkisë, por për Shqipërinë e gjeneratës tjetër."

Rama: Elementi i panjohur i Shqipërisë është opozita rrugore 

Rama: Nëse opozita rrugore do të ndalonte dhe do ti jepte një shans Shqipërisë, jo qeverisë, 100% Shqipëria do të hapte negociatat. I vetmi element i panjohur në këtë ekuacion është opozita rrugore e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat