Ambasadori Cutillo përgëzon Shqipërinë për çeljen e negociatave

Shqipëria

Ambasadori Cutillo përgëzon Shqipërinë për çeljen e negociatave

Më: 29 maj 2019 Në ora: 20:05
Alberto Cutillo

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo ka përshëndetur vendimin e Komisionit Europian, duke përgëzuar shqiptarët për rekomandimin pozitiv.

Përmes një njoftimi, Cutillo inkurajon të gjithë shtetasit të cilët dëshirojnë që të bëhen pjesë e familjes europiane të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në qershor.

“Përgëzoj shqiptarët për rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të miratuar sot dhe inkurajoj të gjithë shtetasit të cilët ëndërrojnë Bashkimin Europian të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në qershor”, shprehet Cutillo.

Komisioni Europian rekomandoi sot që të hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, ku sipas Komisionerit Hahn, progresi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e kritereve të paracaktuara është mbresëlënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat