Pas vizitës së Ramës, banorët e Floqit shpresëplotë por edhe dyshues: Të mbajë fjalën - Bota Sot
Pas vizitës së Ramës, banorët e Floqit shpresëplotë por edhe dyshues: Të mbajë fjalën

Shqipëria

Pas vizitës së Ramës, banorët e Floqit shpresëplotë por edhe dyshues: Të mbajë fjalën

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 20:01
Banor

Kryeministri, Edi Rama, vizitoi zonat e prekura nga tërmeti në Korçë, ku sipas banorëve u ka premtuar rindërtim të shtëpive dhe kompensim për dëmet. Por pavarësisht se premtimi u ka zgjuar shpresa, banorët e Floqit janë edhe mosbesues.

Në ditën e katërt pa çati mbi kokë, familjet e prekura nga tërmeti në Korçë u vizituan nga kryeministri Edi Rama.

Në çadra apo ambiente të tjera ku janë strehuar, banorët e Floqit dhe zonave të tjera kanë marrë nga kreu i qeverisë premtimin se shtëpitë e shembura do të rindërtohen, ndërsa dëmet do të kompensohen.

Premtimi ka qetësuar banorët që humbën shtëpinë, por dyshimi u mbetet.

"Do të bëj shtëpitë tha, pastaj të marrësh ato që ke brenda."

"Shumë premtim të mirë dha por ne kemi hall se edhe gënjejnë këta."

"Shpresojmë që do ti bëjë. Mbi të gjitha është kryeministër. Burri ka një llaf, them se do ta mbajë premtimin."

Por pavarësisht premtimeve dhe angazhimit, jeta në çadra për banorët mbetet e vështirë.

Në çadrat e Qafzezit pati tensione mes banorëve dhe stafit mjekësor.

Sipas banorëve ata nuk kanë marrë ndihmën e shpejtë.

Banori: "Merre për këmbë dhe për koke dhe sille atje thotë."

Mjekja: "Ti zgjidhim gjërat me qetësi."

Banori: "Çfarë të zgjidhim, po vdes robi moj!"

60 shtëpi janë të pabanueshme dhe 95 të tjera kanë nevojë për rikonstruksion, sipas të verifikimeve të para në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...