Si pritet të jetë e enjta? Ja parashikimi i motit për nesër - Bota Sot
Si pritet të jetë e enjta? Ja parashikimi i motit për nesër

Shqipëria

Si pritet të jetë e enjta? Ja parashikimi i motit për nesër

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:45
Ilustrim

RESHJET

Nesër (e enjte dt.06) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Qendër dhe në Jug sot pasdite.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 25 °C

në vendet e ulëta: 16 / 27 °C

në vendet malore: 10 / 23 °C

ERA

Nesër (e enjte dt.06) era do të fryjë e lehtë, por deri mesatare në bregdet dhe në terrenet malore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...