Kush i bashkohet opozitës për të prekur zgjedhjet, nuk do të dal dot jashtë kufijve

Shqipëria

Kush i bashkohet opozitës për të prekur zgjedhjet, nuk do të dal dot jashtë kufijve

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:29
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kush i bashkohet opozitës në 30 qershor për të prekur zgjedhjet do të paguajë me ligj dhe nuk do të dal dot nga kufijtë e Shqipërisë.
Në takimin elektoral me banorë të Urës Vajgurore, Rama theksoi se “kush i bashkohet opozitës në 30 qershor për të prekur zgjedhjet, jo vetëm do të paguajë një për një siç është shkruar në ligj, ligjin e ka bërë plaku, bashkë me ne të tjerët që e kemi votuar kur ishim në opozitë, por për çdo krim zgjedhor s’do mjaftojë vetëm futja brenda, por kur të dalin jashtë do mbeten brenda se nuk do dalin dot nga kufijtë e Shqipërisë”.
Sipas tij, në asnjë kufi të Bashkimit Europian nuk do ia ngrejë njeri atë traun e vogël të check in dhe do të kthehen mbrapsht.
“Në momentin kur hapet një proces penal këtu, nuk del dot jashtë shtetit. Mos harroni edhe këtë me shtetin nuk bëhet shaka”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat