Përndiqte gratë dhe vajzat, arrestohet shqiptari në Greqi

Shqipëria

Përndiqte gratë dhe vajzat, arrestohet shqiptari në Greqi

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:52
ilustrim

Autoritetet greke në Janinë ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar që ngacmonte seksualisht gratë e reja, në zonën Kalutsiani pranë shtëpisë së pleqve.

Mësohet se prej disa ditësh mediat vendase trajtonin këtë ngjarrje të rëndë për një njeri te rezikshëm që sulmonte vajazat dhe gratë duke i terrorizuar ato me ngacmime seksuale.

Pas arrestimit doli se shqiptari kishte një të kaluar lidhur me krimin, shkruan Dosja.

Policia greke gjatë hetimt në ditët e fundit për sulmet ndaj grave, arriti të gjejë shqiptarin i cili është njohur nga dy viktimat e ngacmimeve seksuale. Mediet raportojnë se ai ka pranuar ngacmimin ndaj dy vajzave në fjalë, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, por pohoi se ato ishin të vetmet.

Ndërkohë, policia ka përpiluar dosjen për shkelje të dinjitetit dhe ngacmime seksuale të përsëritura. Materialet përkatëse i janë dërguar Prokurorisë së Janinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat