Dështon seanca e pajtimit mes Agron Tufës dhe Spartak Brahos

Shqipëria

Dështon seanca e pajtimit mes Agron Tufës dhe Spartak Brahos

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:34
Spartak Braho, Agron Tufa

Dështon seanca e pajtimit mes kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa dhe disa personave që i akuzon se e kanë fyer dhe shpifur.

Bëhet fjalë për Spartak Brahon, Sabit Brokajn, Shaqir Vukajn, Arben Dukën dhe Fatos Tarifën dhe një gazetë të përditshme.

Në seancën gjyqësore Tufa ofroi pajtimin me kusht që të ketë një ndjesë publike nga të pandehurit, fakt që nuk pranua nga pala tjetër. 

Para gjykatës, të pandehurit, Braho, Brokaj, Vukaj, Duka, Tarifa mohuan të kenë fyer dhe shpifur në emrin e Agron Tufës. Sipas tyre, komentet dhe shkrimet kanë qenë në numër shumës dhe jo personalisht për kreun e institutit të studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit.

Jashtë gjykatës, në një prononcim për mediat, Tufa deklaroi se personave që ai ka akuzuar u ka lënë një shteg të hapur për të kërkuar falje, por që prej tyre nuk u pranua.

Tufa: Lashë një shteg të hapur, që të gjithë ata që kanë artikuluar akuzat dhe fyerjet ndaj meje të kenë mundësi të kërkojnë ndjesë.

Prej disa muajsh 5 të pandehurit dhe Tufa janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të librit ‘Krimet e Komunizmit’ të Çelo Hoxhës, që u publikua nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Për këtë arsye me 24 prill, Tufa, si drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit, ngriti padi ndaj tyre duke deklaruar se, përveç shpifjeve, ishte përballur edhe me kërcënime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat