“Gabimi, pjesë e planit”/ Rama pi kafe dhe flet për Metën - Bota Sot
“Gabimi, pjesë e planit”/ Rama pi kafe dhe flet për Metën

Shqipëria

“Gabimi, pjesë e planit”/ Rama pi kafe dhe flet për Metën

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:56
Edi Rama

Kafen elektorale të radhës, kryeministri Edi Rama e rrufiti bashkë me Erion Veliajn në Njësinë Administrative 11 në Tiranë nga ku biseda nisi me marrjen të pandehur nga prokuroria për kreun e PD Lulzim Basha për lobim me para ruse.

Gjuha i shkoi kryeministrit atje ku dhëmb dhëmbi. Tek ish aleati Ilir Meta, sot president të cilit i tha se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet paligjshmërisë me paligjshmëri.

“E hodhe firmën nuk mundet dot t’i kthehesh firmës tënde. Si qenka kjo? Firmosja njihet, çfirmosja nuk njihet. Midis gjendjes natyrale të njerëzve dhe jetës, bashkëjetesës në një shtet është fjala është firma. Ndryshe, si qenka kjo, unë firmos unë çfirmos! Ku është parë kjo?! Gaboi shumë, por është pjesë e planit, nuk është lajthitje. Çdo gjë mund të ndodhë por tani nuk mundet dot”, tha Rama.

Kryeministri e quajti absurde pretendimin se PD-s së drejtuar nga Basha në 2017 iu vodhën zgjedhjet në një kohë kur në 2013-tën kur drejtonte Berisha kryemistri tha se e mundëm.

“Në televizor është tjetër, por çfarë thonë kur flasin me njëri tjetrin dhe çfarë thonë kur flasin me ne, nuk i fitojmë dot zgjedhjet me ju, kaq. Është shumë e thjeshtë. Plus pastaj ata kanë tjetër hall, se nuk e shqetëson shumë as Saliu as Ilirin se po humb Luli zgjedhjet lokale. Nuk është ky shqetësimi. Shqetësimi i tyre është tjetër, është që po ecën gjërat normalisht, po s’pati këtu anormalitet, po s’pati hurmë, po s’pati sherr po s’pati konflikt hapen negociatat edhe fillon kapitulli 23, 24. Kapitulli 23, 23 është drejtësia”, tha ai.

Kryeministri Rama nuk iu shmang dot parashikimit se çdo të ndodhë me opozitën jashtë parlamentit.

“Dhe përsëri kësaj here do i ndodhë e njëjta gjë, jo në 30 qershor, se s’janë, por do iu ndodhë më keq se njerëzit nuk do ta hanë më këtë, hajde mblidhuni këtu se do t’ua jap kokën e këtij në sini, njëherë, dy herë. Po prit, çfarë?E rëndësishme është që të jetë procesi perfekt se tani është e vështirë të motivohen njerëzit kur s’ke kundërshtarë, megjithëse tani kundërshtarët u shfaqën, kanë shfaqur komplet”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...