“Befasia” çon në pranga tre persona, mes tyre doganieri. Ja pse akuzohen - Bota Sot
“Befasia” çon në pranga tre persona, mes tyre doganieri. Ja pse akuzohen

Shqipëria

“Befasia” çon në pranga tre persona, mes tyre doganieri. Ja pse akuzohen

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Tre persona, mes tyre edhe nje doganier jane vene ne pranga ne kuader te operacionit policor te koduar “BEFASIA”.

Sipas policise, ne pranga u vu nje doganier në Degën Doganore Kakavije dhe u sekuestruan mallra të ndryshme.

“Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjetin që drejtohej nga shtetasi M.B. dhe pasagjer shtetasi Xh.M., dhe gjetën një sasi mallrash të konsiderueshme me pije energjike dhe qumësht, për të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore”- njofton policia.

Nga hetimet e kryera, sipas policise, rezultoi se doganieri M.M. kundrejt një sasie parash ka lejuar që shtetasit M.B. dhe Xh.M. të kalonin mallrat në hyrjen e Republikës së Shqipërisë pa paguar detyrimet doganore.

NJOFTIMI 

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandës së mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër organizuan dhe zhvilluan operacionin “BEFASIA”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit :

M.B., 31 vjeç, banues në Devoll.

Xh.M., 28 vjeç, banues në Bilisht.

M.M., 60 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjetin që drejtohej nga shtetasi M.B. dhe pasagjer shtetasi Xh.M., dhe gjetën një sasi mallrash të konsiderueshme me pije energjike dhe qumësht, për të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore.

Nga hetimet e kryera rezultoi se doganieri M.M. kundrejt një sasie parash ka lejuar që shtetasit M.B. dhe Xh.M. të kalonin mallrat në hyrjen e Republikës së Shqipërisë pa paguar detyrimet doganore.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Gjirokastër për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, ” Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...