“Rama anulon takimin në Devoll, fshihet tek ‘Princesha”, Salianji: Spiunët e Rilindjes u informuan se…

Shqipëria

“Rama anulon takimin në Devoll, fshihet tek ‘Princesha”, Salianji: Spiunët e Rilindjes u informuan se…

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:51
Ish-deputeti i PD-se, Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD-se, Ervin Salianji denoncon sot anulimin e takimit te Kryeministrit Rama, njoftuar per t’u mbajtur ne Devoll. 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa poston edhe foto nga njoftimet me ftesat e bera per pjesemarrje per takimin me Ramen, Salianji shkruan se “Rama anullon takimin në Devoll, fshihet tek “Princesha”.

Sipas Salinjait, gjithcka ka ardhur, pasi “spiunet e rilindjes sipas tij, kane marre dijeni që protesta qyetare s’do lejojë asnjë tubim farsë dhe pas kesaj bëjnë njoftime për tu futur nëpër lokale periferie”.

Postimi i Salianjit

Rama anullon takimin në Devoll, fshihet tek “Princesha”.

Një ditë më parë kryetari i PS i kërkon Bashkisë së Devollit leje për të tubuar në sheshin para Bashkisë. (Foto 1.)
Pasi marrin dijeni që protesta qyetare s’do lejojë asnjë tubim farsë, bëjnë njoftime për tu futur nëpër lokale periferie. (Foto 2)

Takimet e Ramës janë si koncerte me biletë ku ftohen vetëm servilët e Rilindjes!
Për taksapaguesit shqiptarë ai nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!

Sot në Devoll, qindra qytetarë të organizuar nga “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë” do të ishin në takimet qe Rama i mban të fshehta. Për këtë kanë bërë gjithçka të informohen spiunët e Rilindjes.

Sapo u informuan për revoltën qytetare, Rama e anulloi takimin dhe e kryen atë i mbyllur në qebabtore “Princesha”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat