Lleshaj: Basha është në rrezik. Presidenti takim me kreun e SHISH-it dhe atë të Gardës - Bota Sot
Lleshaj: Basha është në rrezik. Presidenti takim me kreun e SHISH-it dhe atë të Gardës

Shqipëria

Lleshaj: Basha është në rrezik. Presidenti takim me kreun e SHISH-it dhe atë të Gardës

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 12:17
Ilir Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka thërritur në takim drejtorin e SHISH-it, Helidon Bendo dhe komandantin e Gardës. Mësohet se  presidenti ka thërritur dy drejtuesit e institucioneve në një takim në zyrën e tij në Presidencë për tu njohur në lidhje me kanosjen që dyshohet se i është bërë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Lëvizja e kreut të shtetit vjen vetëm pak pas letrës që PD-ja, me firmë të sekretarit Gazmend Bardhi i ka nisur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas një takimi informal që ky i fundit ka zhvilluar me truprojën e Bashës, Feim Dollapaj, duke i komunikuar faktin se kreut të opozitës i kërcënohet jeta. Bardhi aludon se Daollapa është thirrur në zyrë për të shantazhuar kreun e PD. Sipas burimeve, kreu i shtetit kërkon informacione lidhur me sigurinë e kreut të opozitës, Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...