Gaz lotsjellës dhe të lënduar në Shkodër, demokratët nuk e duan Ramën në qytet

Shqipëria

Gaz lotsjellës dhe të lënduar në Shkodër, demokratët nuk e duan Ramën në qytet

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:28
Shkoder

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga demokratët dhe qytetarët e qarkut të Shkodrës.

Fillimisht ata kanë tentuar ti bllokojnë rrugën, ndërsa ishte duke shkuar në mitingun elektoral të Vaut të Dejes. Kryeministri devijoi rrugë, ndërsa situata është përshkallëzuar më shumë në qytetin e Shkodrës. 

Policia hodhi gaz lotsjellës duke lënë pas edhe disa të lënduar. Në njërën pjesë të qytetit tashmë protestohet, ndërsa në anën tjetër ka nisur takimi elektoral i PS-së.

Siç raporton Ora News protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të kordonit të policisë, ndërsa policia ka hedhur gaz. Raportohet për disa të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat