Përplasje civile më 30 qershor? Ministri Lleshaj flet për grupime kriminale - Bota Sot
Përplasje civile më 30 qershor? Ministri Lleshaj flet për grupime kriminale

Shqipëria

Përplasje civile më 30 qershor? Ministri Lleshaj flet për grupime kriminale

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:58
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në emisionin “Opinion” dhe ka deklaruar se më 30 qershor, datën e zgjedhjeve, ka informacione se grupe të cakptuara kriminale mund të tentojnë të prishin rendin publik.

Në intervistë, Lleshaj është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse këto ‘grupe’ janë nga opozita, por ministri është shprehur se nuk flet me emra.

Nga ana tjetër Lleshaj ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë përplasje civile.

Lleshaj: Ne jemi te detyruar të shkojmë në zgjedhje, jo të vendosur por të detyruar.

-A keni ju informacione të klasifikuara që mund të ketë probleme

Lleshaj: Probleme mund të ketë, probleme të rendit por jo përplasje civile. Ne kemi informacione që grupe kriminale mund të tentojnë…

-Kë quani grupime kriminale, Bardh Spahinë apo Dhurata Çupin e PD?

Lleshaj: Jo nuk flas me emra. Ka informacione për të patur tentativa për veprimtari kriminale.

-Lideri i opozitës thotë që më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, pra në interpretimin gazetaresk, drejtuesit e opozitës thonë se do të përplasen për të mos lejuar zgjedhjet.

Lleshaj: Këto deklarata janë absurde. Kush është Lulzim Basha apo unë që të vendosim mbi këtë datë. Nuk do të ketë përplasje civile.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...