Procedimi penal, Kapllanaj: Nuk kam deklaruar përplasje fizike me policinë, por institucionale - Bota Sot
Procedimi penal, Kapllanaj: Nuk kam deklaruar përplasje fizike me policinë, por institucionale

Shqipëria

Procedimi penal, Kapllanaj: Nuk kam deklaruar përplasje fizike me policinë, por institucionale

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:06
Agron Kapllanaj

Menjeherë pas lajmit per procedim penal ndaj kryebashkiakut te Bashkise Ballsh, Mallakaster Agron Kapllanaj ka ardhur edhe reagimi i tij.

Kryebashkiaku i Ballshit ka mohuar thirrjet per dhune bërë në emisionin “360 Gradë”, ditën e hënë në RTV Ora, ndersa e ka cilesuar veprimin e policise per procedim penal nje presion te hapur dhe politik ne kundershtim me ligjin

"Ky veprim i policise ka ardhur pas emisionit ne nje media ne Tirane ku une isha i ftuar. I pyetur ne ate emsion se si do te veproni per mbrojtjen e ambjenteve ku do te vendosen qendrat e votimit , une si kryebashkiak i jam pergjigjur se do te zbatoje vetem dekretin e Presidentit te Republikes qe anullon zgjedhjet e 30 qershorit”.

Më tej Kapllanaj ka thënë se “në përmbushje të ketij detyrimi ligjor do te ndermeren edhe veprimet e mija si kryetar i bashkise per mos te lejuar shkeljen e dekretit te presidentit per zhvillimin e zgjedhjeve ne kete bashki. 
Une nuk kame deklaruar per perplasje fizike me strukturat e policise se shtetit por kame thene se do krijohen perplasje institucionale, pasi jemi ne kushtet qe kemi nje dekret   te presidentit qe anulon daten e zgjedhjeve ,dhe nje vendim te parlamentit qe rrezon me nje rezolute kete dekret. Jam therritur nga policia e shtetit per te leshuar nje deklarate qe ne permbajtje jane cuditur edhe vete shefat qe ma kane dhene ka thene Kapllanaj duke u shprehur se do ti qendroje deri ne fund zbatimit te dekretit te presidentit se nuk ka zgjedhje ne 30 qershor”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...