Kryebashkiaku i Pogradecit: Arrestimi i dy punonjësve i paligjshëm, lirojini - Bota Sot
Kryebashkiaku i Pogradecit: Arrestimi i dy punonjësve i paligjshëm, lirojini

Shqipëria

Kryebashkiaku i Pogradecit: Arrestimi i dy punonjësve i paligjshëm, lirojini

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:25
Eduart Kapri

Kryebashkiaku i Pogradecit ka reaguar pas arrestimit të dy punonjësve bashkiakë për mbylljen e 3 shkollave dhe 1 kopshti që ishin caktuar si qendra votimi.

Kryetari Eduart Kapri në një deklaratë për mediat u bëri thirrje policisë që ti lironin, pasi sipas tij arrestimi ishte i paligjshëm.

Eduart Kapri: "Arrestimi është paligjshëm. I bën thirrje policisë, ti lirojë punonjësit. Procedurë normale mbyllja e derës së jashtme. Ndodh çdo ditë kjo procedure. Ne do zbatojmë dekretin e presidentit. 

Ju bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve.  E shtuna dhe e diela janë ditë pushimi. Çdo tentativë për hapjen e dyerve të instituticioneve që administrohen nga bashkia do t'ju drejtohemi organeve ligjzbatuese."

Dy punonjësit e bashkisë së Pogradecit u arrestuan të premten (28 qershor) pasi u kapën duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht të caktuara nga KQZ si qendra votimi.

Në pranga u vunë S.B., 61 vjeç dhe G.B., 59 vjeç, të banues në Pogradec, të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit në këtë bashki.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...