Meta ironizon votimet: Numërim jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik

Shqipëria

Meta ironizon votimet: Numërim jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 21:56
Ilir Meta

Presidenti, Ilir Meta, vijon me ironizimin e zgjedhjeve lokale në vendin tonë, zhvilluar një ditë më parë.

Reagimin e tij më të fundit, Meta e ka dhënë në Facebook, ku shkruan:

"Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik".

Pak më parë në lidhjet me zgjedhjet reagoi edhe Ambasada amerikane në Tiranë, që i cilësoi si të rregullta dhe të qeta.

Megjithatë kjo ambasadë pranoi se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë.

Ambasada amerikane në Tiranë shprehet se është e përkushtuar të ndihmojë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat