Krimet e komunizmit, deputetit Roshi kundër propozimit të Brahos për amendimet - Bota Sot
Krimet e komunizmit, deputetit Roshi kundër propozimit të Brahos për amendimet

Shqipëria

Krimet e komunizmit, deputetit Roshi kundër propozimit të Brahos për amendimet

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:31
Artur Roshi

Një iniciativë e deputetit Spartak Braho ka shkaktuar reagimin e deputetit të Ballit Kombëtar, Artur Roshi, i cili ka kërkuar tërheqjen nga nisma. Sipas propozimit, amendimi për ligjin e institutit të studimeve të krimeve të komunizmit, e kufizon studimin jo që nga krijimi i Partisë Komuniste, por me marrjen e pushtetit.

Artur Roshi: Në një inisiativë të z.Spartak Braho mbështetur nga 9 deputetë të tjerë të Partisë Socialiste kërkon,të amendojë Ligjin për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit ,në lidhje me ndryshimin e periudhës së studimit të tij.

Amendamenti thotë: Periudha e Studimit të Komunizmit të ndryshojë, jo që nga krijimi i Partisë Komuniste 8 Nëntor 1941 deri në vitin 1990,por që nga 29.Nëntori 1944 deri 1990.

Thelbi i arsyetimit të këtij Amendamenti sipas z.Braho dhe deputetëve propozues,është se “ Programi i Partisë Komuniste në programin e saj të shpallur nuk shtronte kryerjen e revolucionit socialist,diktaturën e proletariatit,...apo luftën e klasave .Ajo shtronte çlirimin e vendit dhe ndërtimin e një rendi demokratik në Shqipëri ...”

Kjo nisme duhet të shuhet atje ku filloi, në mëndjen e z.Braho.

Unë mendoj se parlamenti shqiptar i 2018 nuk duhet të ulet në logjikën e interesit te partisë komuniste të 1941,ku rreth se ciles ka dyshime se eshte formuar jo nga shqiptarë,por nga Miladin Popoviçët. 

Ne nuk duhet te biemi ne nivele mendimi te tilla “ se Komunizmi si ideologji ishte e mirë, por u zbatua keq.”

Filozofia marksiste ka në themel të saj,goditjen e besimit fetar,goditjen e pronës, goditjen e familjes, goditjen e moralit shoqëror, goditjen e vlerave, etj , Të gjitha këto nëpërmjet dhunës dhe intrigës malinjë,qe injekton ne mendjet njerezore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...