Kryemadhi: Ata që kanë bërë gjyqin e Ilir Metës janë të favorizuarit e Edi Ramës

Shqipëria

Kryemadhi: Ata që kanë bërë gjyqin e Ilir Metës janë të favorizuarit e Edi Ramës

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 23:50
Ilir Meta dhe Edi Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin “Tempora” u shpreh se gjyqtarët që i kanë bërë gjyqin Presidentit Ilir Meta, sot janë të favorizuarit e Edi Ramës.

Monika Kryemadhi: I gjithë procesi gjyqësor tregoi të kundërtën e asaj fushate boomerangu dhe historie të tjera. Është i vetmi që ka mbyllur edhe 5-0 gjykimin, as 3-2 dhe as 4-1, por 5-0 kur dihet shumë mirë nëse dy gjyqtarë ishin kryesorë në procesin e hartuar kundër tij. Ata gjyqtarë që kanë gjykuar Ilir Metën sot janë të favorizuarit e Edi Ramës. Mos e harroni këtë gjë, Nuk po përmend emra. Ata që kanë bërë gjyqin e Ilir Metës janë të favorizuarit e Edi Ramës dhe ortakët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat