Moti sot në Shqipëri - Bota Sot
Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 07:56
Ilustrim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme më të freskëta me origjinë nga Veriperëndimi të cilat do të japin impakt në Shqipëri.

Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, ndërsa në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në zonat malore pjesërisht në zonën qendrore.

Era do të  jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të  vijojnë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore   13/28°C

Zonat e  ulëta  16/32°C

Zonat  bregdetare 20/31°C.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...