Deputeti gjerman, shefi i ri i politikës së jashtme në PE. Ja kur mësohet emri i reporterit të ri për Shqipërinë

Shqipëria

Deputeti gjerman, shefi i ri i politikës së jashtme në PE. Ja kur mësohet emri i reporterit të ri për Shqipërinë

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:16
McAllister

Deputeti gjerman dhe aktualisht reporteri për Serbinë në Parlamentin Europian, është rizgjedhur si Shefi i Komitetit për Politikën e Jashtme në PE.

Pas kësaj zgjedhjeje, McAllister nuk do të jetë më raporteri për Serbinë në institucionin ligjvënës të Bashkimit Europian.

Reporterët e rinj për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, do të zgjidhen në muajin shtator.

Kujtojmë se, deri në zgjdhjet e majit, reporter për Shqipërinë ka qenë gjermani Knut Fleckenstein, i cili nuk mundi të rizgjidhej sërish si europdeputet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat