Biznesi apel Qeverisë: Rritja e çmimit të naftës, goditje e madhe për xhepat e shqiptarëve - Bota Sot
Biznesi apel Qeverisë: Rritja e çmimit të naftës, goditje e madhe për xhepat e shqiptarëve

Shqipëria

Biznesi apel Qeverisë: Rritja e çmimit të naftës, goditje e madhe për xhepat e shqiptarëve

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:27
Ilustrim

Nisma e qeverisë për krijimin e Agjencisë së Rezervave të Sigurisë së Karburanteve kundërshtohet fuqishëm nga bizneset te cilat i frikësohen pasojave që do të ketë në rritjen final të çmimit të naftës për bizneset dhe qytetarët.

Në një reagim për mediat, Konfindustria i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në asnjë rast akte ligjore dhe për këtë do të ketë edhe një kërkese zyrtare nga përfaqësues te biznesit.

Një rritje e mëtejshme e çmimit të naftës në vend sipas Konfederatës Shqiptare të Industrisë do të ishte një goditje e madhe për xhepat e qytetarëve në kohën kur sot Shqipëria renditet  mes  20-25 vendeve më çmimin më të lartë të karburanteve në botë dhe shkak kryesor për këtë janë taksat që ne sot paguajmë tek nafta të cilat përbëjnë afro  60% të çmimit fundor.

Sipërmarrësit thonë se nuk janë kundër krijimit të një enti shtetëror të rezervave të sigurisë së karburanteve, por kundra mekanizmit financiar të parashikuar në projekt ligj, që çon drejtpërdrejt në rritjen e çmimit fundor të karburanteve.

Konfindustria sugjeron që Financimi i ngritjes dhe funksionimit të entit shtetëror në fjalë mundtë bëhet nga vlerat shumë të larta të tatimeve dhe taksave, që sot bizneset dhe qytetarët paguajnë për karburantet.

Pasi aktualisht sipas përllogaritjeve të bëra etëm pagesat për taksën e qarkullimit që paguajnë shqiptarët  arrin shumën prej mbi 120 milion euro/vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...