Gjyqi për bandën dhe Emiljano Shullazin kthehet në telenovelë turke - Bota Sot
Gjyqi për bandën dhe Emiljano Shullazin kthehet në telenovelë turke

Shqipëria

Gjyqi për bandën dhe Emiljano Shullazin kthehet në telenovelë turke

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Gjyqi për bandën e Emiljano Shullazit dhe vetë tij duket se do të vijojë të bëhet lajm i shkurtër, po aq sa zgjasin dhe seancat në gjykatën e apelit për krimet e rënda.

Edhe këtë të hënë procesi është shtyrë për shkak të mungesës së palës mbrojtëse, duke e kthyer kësisoj procesin në thuajse një telenovelë e cila nuk gjen mbarim.

Këtë të hënë i pandehuri Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Shullazit, ka kundërshtuar caktimin e gjyqtarit Arben Vrioni, me argumentin se ai ka gjykuar më parë në Apelin e Durrësit dosjen në lidhje me ish hotel Vollgën, çështje në të cilën ishte e përfshirë banda.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu sërish procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, shkak është bërë mungesa e mbrojtësve kryesisht.

 “I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë“-ka deklaruar Dani në gjyq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...