Pikët e KLP për prokurorët, ata me kualifikim të lartë dhe me vetting do hyjnë direkt në SPAK - Bota Sot
Pikët e KLP për prokurorët, ata me kualifikim të lartë dhe me vetting do hyjnë direkt në SPAK

Shqipëria

Pikët e KLP për prokurorët, ata me kualifikim të lartë dhe me vetting do hyjnë direkt në SPAK

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:38
Pamje nga takimi

Rreth një orë ka zgjatur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku është diskutuar për kandidatët prokurorë që do të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme të AntiKorrupsionit (SPAK).

Relatori Sandër Beci ka prezantuar të gjithë punën voluminoze të KLP-së në përzgjedhjen e prokurorëve që do të hetojnë zyrtarët e lartë të shtetit, si dhe grupet e organizuara kriminale. Ai sqaroi se KLP, në bazë të rregullores, nuk ka pranuar dosjet e prokurorëve që janë në proces hetimor, por vetëm ato që janë mbyllur.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila ka ndjekur nga afër procesin, thotë se nga 28 kandidatë për SPAK tre u skualifikuan pasi nuk kishin punuar asnjëherë si prokuror, një kandidat tjetër është shkarkuar nga vetting-u dhe Shkëlzen Cena u dorëhoq.

Për kandidatët e mbetur në garë do të ketë tre kualifikime në bazë të pikëve.

Gazetarja Hoxha sqaroi se me 8 deri në 10 pikë do të përcaktohen prokurorët me kualifikim të lartë për në SPAK. 5-7 pikë atë me kualifikim të mesëm, si dhe ata me kualifikim të ulët.

“Sapo të jepen pikët, kandidatët që do të përcaktohen me kualifikim të lartë dhe kanë kaluar vetting-un do të bëhen menjëherë pjesë e SPAK, ndërsa ata që nuk e kanë kaluar vetting-un do të pritet përfundimi i procesit”, raportoi Hoxha.

KLP ende nuk ka vendosur nëse SPAK do të ngrihet me 10 prokurorë apo numri do të arrijë në 15.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...