Vidhnin lopë në Lezhë e Shijak, arrestohen hajdutët - Bota Sot
Vidhnin lopë në Lezhë e Shijak, arrestohen hajdutët

Shqipëria

Vidhnin lopë në Lezhë e Shijak, arrestohen hajdutët

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona që kryenin vjedhje të lopëve dhe bagëtive të imta. Ata vepronin në zonën e Lezhës dhe Shijakut. Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Kasapi”,  ku janë angazhuar Policia e Lezhës dhe ajo e Shijakut.

Në pranga kanë rënë shtetasit A.N., 32 vjeç, banues në Kurbin dhe E.L., 38 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Shtetasi A.N. dyshohet se në harkun kohor prill – korrik 2019, ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej  11 krerë bagëti të trasha, vjedhje këto të dokumentuara në mënyrë ligjore.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një mjet fugon, i marrë me qira nga shtetasi A.N, që shërbente për të transportuar bagëtitë e vjedhura.

Ndërsa arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në Paskuqan, iu gjetën tre krerë bagëti të trasha të vjedhura në Tale, Lezhë dhe në Maminas.

Materialet i kaluan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”,  në ngarkim të shtetasit A.N. dhe për veprën penale ”Përvetësimi i parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ” në ngarkim të shtetasit E.L.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...