Nis gjykimi për ‘Babalen’, Erzen Breçani thirret si dëshmitar

Shqipëria

Nis gjykimi për ‘Babalen’, Erzen Breçani thirret si dëshmitar

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:55
Erzen Breçani thirret si dëshmitar

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për dosjen ‘Babale’. Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Albert Veliu (Babalja) dhe Fredi Alizoti akuzohen për “kallëzim të rremë”.

Si dëshmitar është thirrur ish-zyrtari i policisë, Erzen Breçani, ndërkohë që  i pranishëm ka qenë vetëm i pandehuri Fredi Alizoti. Gazetari Olldashi përfaqësohet në seancë nga avokati, ndërsa Albert Veliu po gjykohet në mungesë.

Partia Demokratike publikoi në maj të 2018-ës një audio-përgjim, në të cilin pretendohej se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedonte me ‘Babalen’ për trafik droge. Audio-përgjimi u konsiderua i sajuar nga prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat