Kryemadhi - Markut: Hap çështjen për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ - Bota Sot
Kryemadhi - Markut: Hap çështjen për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ

Shqipëria

Kryemadhi - Markut: Hap çështjen për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:44
Monika Kryemadhi

Gjykata e Durrësit shpalli të pavlefshëm procesin e 30 qershorit, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësueses socialiste në bashki, Valbona Sako, për njohjen e mandatit.

Lidhur me këtë vendiom ka reguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një postim në facebook, Kryemadhi shkruan se vendimi i gjykatës tregoi KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike.

“Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative”.

Ajo thekson se çdo vevendim i KQZ që vjen pas këtij të Gjykatës së Durrësit është nul.

“Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim. Gjithçka konsiderohet nul. A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike?? Nul i gjithë procesi. Zgjedhje nuk ka patur”.

Në përfundim të reagimit të saj, Kryemadhi ngre pyetjen se kush do të mbajë përgjegjësi për dëmin ekonimik që i është shkaktuar vendit.

Ajo i kërkon Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku të hapë çështjen për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ

“E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?

I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...