Ironia e Islamit: Bie shi në Pukë e ka fajin opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi - Bota Sot
Ironia e Islamit: Bie shi në Pukë e ka fajin opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi

Shqipëria

Ironia e Islamit: Bie shi në Pukë e ka fajin opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 07:38
Kastriot Islami

Ish-deputeti demokrat Kastritot Islami ironizoi qëndrimin e mazhorancës, e cila bën përgjegjëse opozitën për ecjen me ritme të ngadalta të reformës në drejtësi.

Kastriot Islami: Ti e di retorikën. Sa herë që ndonjë ndonjë gjë, bie shi në Pukë e ka fajin opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi. Del diell i fortë në Sarandë e ka fajin opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi. Edhe peshqit nuk dalin më sepse ka frikë opozita se mos dënohet. Opozita nuk ka asnjë mbrojtje. Ky është realiteti politik i shprehur në mënyrën më banale të mundshme. Sa herë që ka një hall thotë e ka fajin opozita se ka frikë nga reforma në drejtësi. Por nuk është kjo e vërteta. Opozita ka pasur një rol për ta kundërshtuar reformën në drejtësi tek amendamentet kushtetuese dhe s'ka pasur asnjëherë tjetër asnjë rol. Atë rol e dha me konsensus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...