Presidenti Meta, uron Kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe

Shqipëria

Presidenti Meta, uron Kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 19:42
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar Boris Johnson për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë britanike.

Në mesazhin e tij, Meta shpreh gatishmëri për të vijuar më tej me forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor”, shkruan Meta.

Johnson u zgjodh sot Kryeministër i Britanisë së Madhe duke fituar në garën përballë rivalit Jeremy Hant.

Me interes pritet se si do të jetë politika e tij në raport me daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat