Balla i përgjigjet Bashës: Don Kishoti që mori në qafë PD-në të paguajë gjobën

Shqipëria

Balla i përgjigjet Bashës: Don Kishoti që mori në qafë PD-në të paguajë gjobën

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:42
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur Lulzim Bashës i cili tha sot, pasi u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen “Toyota Yaris” se duhet të ishte në pranga.

Balla ka publikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, që dënon për shpifje me 50 mijë lekë gjobë, Lulzim Bashën, ndërsa i kujton që duhet ta paguajë.

“Don Kishotit që mori në qafë Partinë Demokratike, e që sot për turp gënjeu e shpifi përsëri, kujtesë të paguajë gjobën” shkruan Balla.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u mor pyetje për rreth 90 minuta nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro. Lideri demokrat Lulzim Basha tha pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda se në dëshminë para prokurorëve belgë ka thënë ato që ka thënë në Kuvend, duke dhënë edhe më shumë informacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat