Gjoba për hotel ‘Rogner’, zv.kryeministri Braçe: Nuk do kthehemi pas nga emrat apo miku

Shqipëria

Gjoba për hotel ‘Rogner’, zv.kryeministri Braçe: Nuk do kthehemi pas nga emrat apo miku

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:17
Hoteli ‘Rogner’

Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas gjobës që Tatimet vendosën ndaj hotel ‘Rogner’ në Tiranë për shkak se nuk kishte lëshuar të gjithë kuponët për dhomat e zëna. Braçe thekson se bizneset e mëdha kanë detyrimin të parat për të nxjerrë kupton e faturë për çdo shitje.

Sipas Braçes, përpjekja e përditshme për ligjshmëri po shkon lart, tek të mëdhenjtë dhe atje do të rrijë. Ai thekson se inspektorët nuk do të kthehen pas, pavarësisht emrit të biznesit dhe mikut që kanë.

Hotel ‘Rogner’ disponon 178 dhoma dhe mësohet se në momentin e kontrollit të zëna ishin 72 dhoma, nga të cilat rezultoi se për 7 prej tyre nuk ishte lëshuar kupon. Për këtë arsye inspektorët tatimorë e kanë gjobitur këtë subjekt me 150.000 lekë.

Reagimi i Braçes:

Kupon e faturë

për çdo shitje kudo!

Tek të mëdhenjtë së pari!

Ligjshmëria në çdo transaksion është detyrim!

Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq! Asgjë!

Të zbatohet ligji dhe për çdo transaksion të ketë një kupton tatimor apo një faturë tatimore!

Përpjekja e përditshme për ligjshmëri po shkon lart, tek të mëdhenjtë dhe atje do të rrijë!

Çdo ditë!

Pa u kthyer pas nga emrat, xhiroja e madhe, miku apo klienti!

Dua t’i falenderoj inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në zbatimin e ligjit!

Tani ligjshmëri tek të gjithë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat