Prestigjozja britanike: Shqipëria mes 25 vendeve të botës për t’u vizituar edhe në vjeshtë - Bota Sot
Prestigjozja britanike: Shqipëria mes 25 vendeve të botës për t’u vizituar edhe në vjeshtë

Shqipëria

Prestigjozja britanike: Shqipëria mes 25 vendeve të botës për t’u vizituar edhe në vjeshtë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:28
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë, duke publikuar një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri.

Në të publikohet një artikull i një media britanike për udhëtimet, ku Shqipëria rekomandohet mes vendeve për tu vizituar në shtator.

“Me renditjen e Shqipërisë me numrin 10 mes 25 vendeve të botës për të mos u humbur pa vizituar edhe në vjeshtë nga prestigjiozja britanike e udhëtimeve ‘Condé Nest Traveller’, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në artikull thuhet se në shtator temperatura mesatare në Shqipëri është 27 gradë, ndërsa i bëhet jehonë bujtinave dhe rivierës shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...