“Na la lënë”, zëdhënësi i presidentit i përgjigjet Spiropalit: Dhimbje për të çmendurën E., pasi nxori me këpucë të kuqe doganat…

Shqipëria

“Na la lënë”, zëdhënësi i presidentit i përgjigjet Spiropalit: Dhimbje për të çmendurën E., pasi nxori me këpucë të kuqe doganat…

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 12:46
Tedi Blushi

Zëdhënësi i Presidentit i eshte pergjigjur flake per flake ministres dhe zedheneses se qeverise, Elisa Spiropali, pas ironise se saj me kreun e shtetit, per mosdekretimin e ndryshimeve ne ligjin per Kodin Penal. 

Me nje reagim ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, Tedi Blushi i pergjigjet Spiropalit, qe sipas tij flet per shume gjera, por asnje rresht per thelbin e problemit.

“Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare”- shkruan ai.

Postimi i Tedi Blushit 

Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.

E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës i krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.

Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat