Pas incidentit, mbyllet restoranti i Kokëdhimës

Shqipëria

Pas incidentit, mbyllet restoranti i Kokëdhimës

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 20:10
Foto

Ky është restoranti i Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo

Dyert e këtij biznesi tashmë janë të mbyllura, pas incidentit që ndodhi me turistët spanjolle.

Shezlongët dhe karriket e restorantit, kanë mbetur bosh. Megjithatë, disa turistë që kanë pronotuar më herët, po vazhdojnë të qëndrojnë në dhomat poshtë restorantit.

“Kemi ardhur këtu që në datën 8 gusht. Për mua Porto Palermo është vendi më i bukur në Shqipëri. Për të fjetur jemi tek Panorama. Restoranti është i mbyllur sot. Është i hapur vetëm për ata që kanë pronotuar”- thotë një pushues.

“Restoranti sot është i mbyllur. Është i hapur vetëm për klientet që kanë pronotuar ditë më parë dhomat. Vendi këtu është fantastik. Nuk e di motivin përse sot paska kaq pak njerëz. Dje përshembull këtu ishte plot me njerëz dhe nuk e di se çfare ka ndodhur”- thotë pushuesja.

Plazhi i Porto Palermos, ngjtiur me restorantin e Mihal Kokëdhimës, është i mbushur me turistë të huaj të cilët kanë ardhur me makinat e tyre ose me kamper. Në padijeni të incidentit, ata po i vazhdojnë të qetë pushimet.

“Erdhëm sot. Kemi ardhur nga Bari, Itali. Po rrimë në një hotel në Dhërmi. Mikëpritja ishte fantastike. Po e shijojmë çdo gjë. Vendin, njerëzit. Deti është spektakolar. Nuk dija shume për Shqipërinë, por po më pëlqen shumë si vend. Këtu në Porto Palermo është shumë qetë. Njerëzit rreth e qark janë shumë miqësore”- tha një pushuese.

Më pëlqen shumë këtu në Porto Palermo. Kemi ardhur përpara katër ditësh në Shqipëri dhe sot erdhëm këtu në Porto Palermo. Është shumë bukur dhe shumë qetë. Kemi vizituar disa vende këtu në Shqipëri”- u shpreh një pushues tjetër.

“Deti është pak i ftohtë por më pëlqen shumë këtu. Kemi ardhur me kamper”- tha një pushues.

Nga ambjentet e këtij restoranti na u përgjigj një person i cili tha se restorani është mbyllur. Ai refuzoi të jepte shpjegime të metëjshme.
Pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012, si objekt pa leje, biznesi vijoi të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi. Aktualisht po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat