Më 2 shtator Kuvendi nis punimet

Shqipëria

Më 2 shtator Kuvendi nis punimet

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 13:44
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi pritet që të rinisë punimet më 2 shtator 2019. Urdhri është dhënë nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar që të hënën e parë të shtatorit, më në orën 18.00, të fillojë seanca e parë plenare.

“Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Ruvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të. Rendi i ditës së seancës plenare është i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat