Taksisti i marrë peng në Elbasan, kushëriri i një gjyqtareje

Shqipëria

Taksisti i marrë peng në Elbasan, kushëriri i një gjyqtareje

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:50
Ilustrim

Taksisti i marrë peng dhe dhunuar e grabitur në Elbasan, është kushëri i një gjyqtare.

“Panorama” ka mësuar se Thanas Bejko 33 vjeç dhe Ertis Skilja 42 vjeç, përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij, kanë parë që taksisti Aldo Vyshkam, kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka, ka pasur një shumë prej 2000 eurosh me vete.

Pergjegjesi i lokalit me shokun e ka dhunuar taksitin për ti marrë sasinë e parave dhe e kanë mbajtur peng për disa orë që të mos tregonte.

Policia ka arritur që të arrestojë autorët, pas denoncimit që bëri taksisti kur e liruan.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësor”, shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, ( kamarierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat