Ringjallet industria e kromit, prodhimi në nivelin më të lartë të dekadës - Bota Sot
Ringjallet industria e kromit, prodhimi në nivelin më të lartë të dekadës

Shqipëria

Ringjallet industria e kromit, prodhimi në nivelin më të lartë të dekadës

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Industria e kromit po ringjallet prej zgjerimit të investimeve të reja, sidomos në zinxhirin e vlerës, teksa prodhimi i metalit u rrit më 2018 me ritmet më të larta gjatë dekadës.

Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Kombëtare e Burimeve Natyrore tregojnë se prodhimi i kromit arriti në mbi 1.1 milionë tonë vitin e kaluar, me një rritje 43% në raport me vitin 2017. Në raport me vitin 2010, prodhimi u rrit me 258%.

Vitin e kaluar, prodhimi u rrit prej investimeve të reja të aktivizuara nga operatori më i madh i sektorit Albchrome. Vitin e kaluar nisën punë me kapacitet të plotë zgjerimi i investimeve në zonën e Bulqizës. Paralel me rritjen e prodhimit të kromit janë rritur edhe sasitë e përpunuara. Në vitin 2018, prodhimi i koncentratit të kromit arriti në 66 mijë tonë me një rritje 35% në raport me një vit më parë. Kjo ishte rritja më e lartë që nga viti 2011. Prodhimi i koncentratit të kromit është trefishuar në raport me një vit më parë.

Sasia e koncentratit është realizuar nga 9 fabrika në pune nga 14 që janë ndërtuar. Gjatë vitit 2018, rritja mesatare e prodhimit të mineralit të kromit ishte 43%, e koncentratit 35.4% edhe ferrokromit 16.5% Duke analizuar mundësitë e shfrytëzimit të burimeve minerare sidomos kromit, AKBN vlerëson se potenciali i zbulimit për kromin është i lartë për vendburime të madhësive të vogla dhe të mesme, duke përdorur teknologji moderne zbulimi për vendburime më të thella nga ato ekzistuese në zonat perspektive.

AKBN vlerëson se zhvillimi është i qëndrueshëm, si për prodhimin e mineraleve klasike, ashtu edhe për ato të tjera. Në degë të rëndësishme si ajo e kromit dhe bakrit janë kryer dhe po vazhdojnë të kryhen investime të rëndësishme si në miniera, ashtu edhe në përpunim, pasurim dhe shkrirje. Por vazhdimi i mëtejshëm, me një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë të industrisë minerare është ngushtësisht i kushtëzuar me zbulimin e rezervave të reja. Për të avancuar më tej në vendburimet e tjera duhet të kryhen studime të ndryshme vlerësuese, si në drejtim të përmirësimeve teknologjike ashtu edhe në aplikimin e teknologjive të reja për shfrytëzimin kompleks të pasurive minerare, vlerëson AKBN.

Sektori minerar do të zgjerohet edhe këtë vit

Sektori minerar do të rritet me 10% në vitin 2019, i nxitur nga investimet në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, ndërsa çmimet në tregjet ndërkombëtare pritet të jenë të qëndrueshme, tha Mehmet Hasalami, drejtor i Programeve të Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës. Në vitin 2019, pritet të investohen rreth 40 milionë euro, kryesisht në sektorin e përpunimit të kromit, ferronikelit dhe silikateve.

Këtë vit do të vihet në punë miniera e kromit në Vlahën të Kukësit, një investim 10 milionë euro nga një kompani turke. Ky investim është duke u kryer së bashku me Grupin Balfin, nëpërmjet kompanisë Albchrome Holding, e cila ka 50 % të kësaj miniere. Ndërsa kompania kanadeze Tirex Resources Ltd do të aktivizojë investimin në fabrikën e pasurimit të bakrit në Rehovë.

Rehova ka katër depozitime të bakrit, të quajtura Bregu i Gështenjës, Rehova-Kanisqel, Çiflig dhe Dushku i Trashë, të cilat më parë menaxhoheshin nga shteti shqiptar. Investimi parashikon ngritjen e një fabrike për përpunimin e bakrit, që do të nxirret nga këto katër vendburime.

Numri i të punësuarve në sektorin minerar pritet të arrijë në 7 mijë persona në vitin 2019, nga 6700 aktualisht. Hasalami tha se industria minerare do të nxitet në vitin 2019, për shkak të uljes së rentës minerare në sektorin e përpunimit.

Në vitin 2018 u investuan 25 milionë euro në sektorin minerar me ndërtimin e dy linjave të reja përpunimi nga AlbChrome në Bulqizë dhe Tete Albania në Spaç, që pritet të rrisin dukshëm vlerën e eksporteve në 2019. Investimi në uzinën e ferrokromit në Burrel është realizuar me teknologjinë e kohës, çka do të rrisë vlerën e mineralit në eksport edhe më 2019. Falë këtij investimi, uzina do të prodhojë 36,000 tonë ferrokrom në vit, nga rreth 17,000 tonë/vit që ishte prodhimi me vetëm një furrë, produkt i cili shkon 100% në eksport.

Kompania turke Tete Albania ka aktivizuar rreth 14 milionë euro në këtë investim të ri. Përveç bakrit, impianti është projektuar për të prodhuar edhe koncentratin e zinkut dhe plumbit. Rreth 90% të punimeve civile të fabrikës kanë përfunduar dhe janë instaluar më shumë se 5.2 milionë euro pajisje, që priten të vihen në funksion të plotë më 2019-n. Aktualisht në Shqipëri janë 15 fabrika të përpunimit të kromit, pranë vendburimeve të kromit në zonat e Bulqizës, Batrës, Kalimashit, Burrelit, Librazhdit, Tropojës, në të cilat janë investuar tre vitet e fundit rreth 28 milionë euro.

Shqipëria ka një nëntokë të pasur me minerale të kromit, bakrit dhe hekur-nivelit. Rritja e çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare dhe së fundmi kromit, ka riaktivizuar investime të reja në nxjerrje, shkruan ‘monitor’.

Shqipëria ka një nëntokë të pasur me minerale të kromit, bakrit dhe hekur-nivelit, por në këto 30 vite tranzicion, teknologjia e vjetruar dhe koniunktura e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, herë në favor dhe herë në disfavor, e ka lënë zhvillimin e sektorit nën potencial. Për vite me radhë, mineralet shqiptare janë eksportuar siç janë nxjerrë nga toka, pa mundur të kryejnë as përpunimet fillestare, duke humbur kështu vlerën e shtuar në eksporte nga shitja në tregjet ndërkombëtare. Por, këtë vit, ka zhvillime pozitive në sektor, kur investitorët vendas dhe të huaj po ngrenë linjat e përpunimit të mineraleve të rënda, me qëllim rritjen e fitimeve në eksport. Kompania AlbChrome rishikoi planin e investimeve duke shtuar edhe 10 milionë euro për Uzinën e Ferrokromit në Burrel, duke parashikuar investimin e një furre tërësisht të re.

Investimet, drejt ciklit të mbyllur

Investitorët e rinj në sektorin minerar janë duke u orientuar nga cikli i mbyllur ku, krahas nxjerrjes nga toka, po synohet ngritja e linjave të përpunimit të mineraleve. Përveç investimeve në Uzinën e Ferrokromit në Burrel, si zona më e madhe krommbajtëse në vend, një fabrikë e re pasurimi për bakrin sapo ka nisur punën në Spaç të Mirditës. Kompania turke Tete Albania, ka aktivizuar rreth 14 milionë euro në këtë investim të ri. Ministria e Energjetikës llogarit se kompania do të punësojë rreth 300 persona në zonë.

Përveç bakrit, ky impiant është projektuar për të prodhuar edhe koncentratin e zinkut dhe plumbit. Kanë përfunduar rreth 90% të punimeve civile të fabrikës dhe janë instaluar më shumë se 5.2 milionë euro pajisje. Në Shqipëri, aktualisht janë 15 fabrika të përpunimit të kromit, të cilat ndodhen pranë vendburimeve të kromit në zonat e Bulqizës, Batrës, Kalimashit, Burrelit, Librazhdit, Tropojës, në të cilat në 3 vitet e fundit janë investuar rreth 28 milionë euro.

Rikthehet interesi për nxjerrjen

Industria minerale, një nga sektorët që kanë kontribuar më së shumti në punësim dhe në rritjen ekonomike të vendit gjatë periudhës së diktaturës, së fundmi është në tentativa për t’u zgjeruar në bazë të teknologjisë së kohës. Sektori shqiptar i industrisë ka tërhequr përgjithësisht investitorë turq. Kompania turke, Ekin Maden Ticaret, këtë vit aktivizon punimet në minierën e kromit në Vlahën, me një projekt ambicioz dhe me vlera të konsiderueshme investimi. Ky projekt parashikon një prodhim rreth 98 000 tonë/vit, me një vlerë investimi prej 1 300 000 000 lekësh, duke realizuar përpunimin e plotë të kromit në vend. Numri i të punësuarve do të arrijë në rreth 270 persona. Kompania turke Beralb, koncesionar për vendburimet e bakrit, ka rinisur aktivitetin pas një shkëputje gati dyvjeçare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...