Çlirimi i Beratit, veteranët në konferencë me shami pioneri - Bota Sot
Çlirimi i Beratit, veteranët në konferencë me shami pioneri

Shqipëria

Çlirimi i Beratit, veteranët në konferencë me shami pioneri

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 23:52
Veteranët në konferencë me shami pioneri

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i cili është njëkohësisht i ngarkuari i PS-së për qarkun e Beratit,  mori pjesë sot në konferencën e zhvilluar me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Beratit.

Ajo që ra në sy ishte prania e veteranëve me shami pioneri, simbol i Enver Hoxhës.

"Konferenca me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Beratit, këtij qyteti vlerash dhe qëndrese, me emra të spikatur në kolonën e shndritshme të heronjve të luftës", theksoi Klosi.

"Akademikë nga Instituti i studimeve Albanologjike dhe Historisë, publicistë e veteranë jehuan përmes fakteve e dokumentave për kontributin e këtij qyteti unikal në rezistencën kundër pushtuesve."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...