Përplasja Salianji-Bolino, gazetari: PD më ka futur në “blacklist” - Bota Sot
Përplasja Salianji-Bolino, gazetari: PD më ka futur në “blacklist”

Shqipëria

Përplasja Salianji-Bolino, gazetari: PD më ka futur në “blacklist”

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:25
Ervin Salianji

Ervin Salianji, përfaqësues i PD, është përplasur ashpër në debat me botuesin e “Shqiptarja.com”, Carlo Bolino, gjatë emisionit “Open” në Top Channel. Arsyeja është e ashtuquajtura “blacklist” për mediat që ka dalë nga një dokument “non paper” nga PD.

Salianji foli për garanci ndaj lirisë në media kur PD të vijë në pushtet dhe gazetari Carlo Bolino tha se kjo s’është e vërtetë sepse PD në opozitë e ka futur atë në “blacklist”.

Bolino i kujtoi Salianjit se ish-kryeministri Sali Berisha e kishte përzënë nga Shqipëria dikur.

Salianji mohoi që kjo listë e mediave të papëlqyera nga PD të jetë hartuar nga zyrat e PD-së. Ai tha se ky është një mashtrim i bërë nga socialistët.

Në mbështetje të qendrimit të Bollinos ishte analisti Andi Bushati, i cili tha se lista ekziston dhe ai e beson atë dhe kjo është shumë e rëndë.

Edhe analisti Neritan Sejamini tha se nëse lista është e vërtetë, PD ka gabuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...