Grabitja e 100 pasaportave në Greqi, zbërthehet skandali me Konsullin shqiptar - Bota Sot
Grabitja e 100 pasaportave në Greqi, zbërthehet skandali me Konsullin shqiptar

Shqipëria

Grabitja e 100 pasaportave në Greqi, zbërthehet skandali me Konsullin shqiptar

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:24
Paskal Milo

Me kalimin e viteve politika nuk e bëri aspak më të lehtë këtë situatë. Emërimet poltike janë një plagë që e kanë dëmtuar shumë diplomacinë shqiptare.

Ligji për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë ka pasur kritere të forta për mënyrën se si duhej rekrutuar trupa diplomatike. Këto kritere u rregulluan dhe u miratuan në Parlamentin e vitit 2003. Zoti Milo ishte në atë kohë Ministër i jashtëm.

“Në ligj kishte një nen që kufizonte rekrutimin e diplomatëve dhe titullarëve nga jashtë karrierës diplomatike deri në 20 %. Për të ruajtur diplomatët e karrierës, për ti motivuar ato”, tregon Paskal Milo. 

Ky rregull nuk i lejonte qeveritë e çdo krahu politik  që të hiqnin të gjithë diplomatët ekzustues dhë të vendosnin njerzit e tyre.

Kjo ishte pengesa më e madhe për krerët e qeverive apo ministrat e jashtëm që nuk i lejonte ata të bënin çtë donin.

“Kur erdhi PD në 2005, donte të bëntë qokat e rradhës dhe përsëri në shërbimin diplomatik. Duke mos guxuar që të anashkalonte ligjin e 20%, atëherë Berisha filloi ta bëjë me VKM emërimin si ambsadorë të atyre që ai dëshironte”, tregon Paskal Milo.

Zoti Milo është duke iu referuar në fakt VKM-së nr 767 të datës 06.12.2005, e cila thotë: “Ministria e Punëve të Jashtme, për nevoja të institucionit, brenda dhe jashtë vendit, mund të marrë punonjës për të shërbyer në shërbimin e jashtëm për aq kohë sa vlerësohet e nevojshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...