Ftesa nga OSBE dhe Rama, Basha 1 orë takim me aleatët në selinë blu - Bota Sot
Ftesa nga OSBE dhe Rama, Basha 1 orë takim me aleatët në selinë blu

Shqipëria

Ftesa nga OSBE dhe Rama, Basha 1 orë takim me aleatët në selinë blu

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:18
Lulzim Basha

Pas ftesës së OSBE për dialog, e përforcuar edhe nga një ftesë publike e Ramës drejtuar opozitës së bashkuar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi pasditen e sotme aleatët. Takimi që zgjati përreth 1 orë u zhvillua në selinë blu.

Më herët Basha kur u pyet nga gazetarët për ftesën e Ramës, e cilësoi të pasinqertë teksa tha se para reformës zgjedhore duhet zgjidhur kriza politike. Dhe kjo sipas tij arrihet përmes vullnetit politik.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një prononcim të shkurtër pas takimit tha se "qëndrimet e opozitës janë ato që u bënë të ditura më herët nga Basha."

Ndërsa kur u pyet për OSBE, Basha pati këtë koment:

Pyetje: Zoti Basha çfarë përgjigje do t’i jepni OSBE-së për t’u ulur në tryezë?

Lulzim Basha: Ne u kemi dhënë një përgjigje përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe, për fat të keq, një përgjigje negative ka ardhur nga Edi Rama me alibinë se do të përgjigjej pas 30 Qershorit. Kështu që, nuk jemi ne pengesa për një proces transparent, parimor dhe gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e vërtetë të krizës, por qartësisht, është Edi Rama, i cili nuk mund të fshihet as pas letrave publike dhe as pas letrave që çon me Damian Gjiknurin, pavarësisht se kushdo tjetër që firmos ato letra, duhet të analizojë thellë se cilat janë përgjegjësitë. Sa i përket OSBE-së në Tiranë pres akoma që OSBE-ja në Tiranë të shprehet për raportin e OSBE/ODIHR-it, pres akoma të shprehet për 3 kryebashkiakët me rekorde kriminale, pres akoma të shprehet për shkeljet e rënda  të Kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj që këto janë të rëndësishme që shqiptarët t’i dëgjojnë. Nuk kemi dëgjuar asgjë nga këto nga OSBE-ja as për këto, as për të tjerat që kanë të bëjnë drejtpërdrejt më mandatin e OSBE-së, por, në fund të fundit, kjo është diçka që është përtej mandatit dhe gjykimit tim si kryetar i opozitës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...