Kisha Katolike mban meshë pas tërmeteve në Shqipëri - Bota Sot
Kisha Katolike mban meshë pas tërmeteve në Shqipëri

Shqipëria

Kisha Katolike mban meshë pas tërmeteve në Shqipëri

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Pas tërmeteve të shumta që përfshinë vendin, Kisha Katolike në Shqipëri ka shprehur solidarizimin e saj me qytetarët e prekur nga lëkundjet.

Në mesazhin e saj kisha ofrohet të ndihmojë qytetarët me ndihma konkrete përmes strukturave të saj.

Bjere kerrin e vjetër, merre Capturin e ri – vetura bëhet e juaja për 167 euro në muaj.

Të nderuar qytetarë të Kombit tonë Shqipëri, në veçanti ju të prekur më së shumti nga kjo katastrofë natyrore, Kisha Katolike në Shqipëri, solidarizohet me të gjithë ju, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës së sotme përjetuat çaste me të vërtetë të dhimbshme si pasojë e tërmetit.

Me anë të këtij mesazhi duam të shprehim solidaritetin tonë si dhe duam t’i qëndrojmë pranë secilit prej jush duke u angazhuar së pari në lutje, duke ja besuar Zotit rimëkëmbjen dhe kapërcimin e situatës por edhe duke vënë në dispozicion përkrahjen tonë konkrete përmes strukturave të saja.

Dita e diele, që për ne besimtarët është momenti kulmor i takimit me Zotin e jetës, na ka gjetur të bashkuar në lutje si dhe do na gjejë sërish të bashkuar në ditët në vazhdim.

Ftojmë, nxisim dhe bëhemi mbartës për të mos harruar shenjën dalluese të popullit dhe të kombit tonë, që është solidariteti, ndihma dhe shpresëdhënia për kapërcimin e kësaj gjendje. Përkrahim ndihmën dhe angazhimin e strukturave shtetërore në dobi të qytetarëve.

Popull dashamirës dhe mirëdashës, “shtëpia është e mikut dhe e Zotit”. Miqtë tanë vëllezër sot kanë nevojë më shumë se kurrë për ne. Le të mos perëndojë dielli pa e pas kryer solidaritetin tonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...