Draft raporti, zëdhënësi i Presidentit reagon sërish: Mimi nxorri sekretin para kohe

Shqipëria

Draft raporti, zëdhënësi i Presidentit reagon sërish: Mimi nxorri sekretin para kohe

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 10:41
Tedi Blushi

Draft raporti i Komisionit të Venecias është bërë publik në datën 27 shtator, por në raport shënohet se do të dërgohej në 29 shtator. Për zëdhënësin e Presidentit është e paqartë nëse kjo është ngatërresë nga nxitimi apo do të ketë një tjetër raport.

Mëngjesin e sotëm zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka postuar në facebook një tjetër reagim. Një video ku Mimi Kodheli në një prononcim të datës 10 shtator e dinte  Komisioni i Venecias do të nxirrte në draft raport se Meta kishte bërë shkelje. 

"Besoj se në këtë proces do na ndihmojë Komisioni i Venecias i cili për çka jam informuar mendon se ka një shkelje të Kushtetutës" deklaron Kodheli në video.

Videoja shoqërohet dhe me batutën: "Kur Mimi nxjerr sekretin para kohe...ha ha" 

Dje zëdhënësi i Kreut të Shtetit tërhoqi vëmendjen tek data. Draft raporti u publikua në në datën 27, por në fakt në kopertinë shënohet se do të publikohej në 29 shtator.

Blushi: Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër? Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë:Zero shkelje të Kushtetutës!

Në draft raport Komisioni i Venecias vlerëson se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese kur vendosi të anullojë 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve vendore megjithatë vërehet se nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat